Flamurtari luan te premten ndeshjen e rradhes ndaj Lacit. Vlonjatet vijne ne kete ndeshje ne nje forme jo te mire per shkak mungesash dhe per shkak se nuk jane paguar prej disa muajsh. Drejtuesit i kane harruar futbollistet dhe ata nuk premtojne shume. Nje tjeter humbje mund te shkaktoj nje termet tek Flamurtari. Trajneri Ernest Gjoka mund te lere drejtimin e skuadres pasi Flamurtari i tij me nje tjeter humbje mund te rrezikoje seriozisht renien nga Kategoria Superiore. Laci eshte nje skuader e forte dhe sidomos ne ndeshjet qe luan ne shtepi kurbinasit jane te pakalueshem. Vlonjatet nuk kane te gatshem Dushkun dhe Begajn dhe kjo e veshtireson me teper misionin qe Gjoka dhe Flamurtari tij kane per te marre pike ne Lac.
|