Per trajnerin e Tiranes Nevil Dede ka qene nje ndeshje qe nuk duhej humbur pasi skuadra e tij zhvilloi nje loje te kenaqshme por gabimi i portierit i kushtoi ndeshjen skuadres. "Jam i kenaqur me lojen se si e kontrolluam ndeshjen, por fati jone i keq qe gaboi portieri ne momentin e golit. Krijuam raste dhe mund te them se duhet te akordoheshin ne favorin tone dy penallti te cilat arbitri duhet ti akordonte, por eshte e kote, pasi ndeshja mbarroi dhe une nuk merrem me gjyqtaret pas perfundimit pasi eshte e kote. Ishte e veshtire te thyaje Partizanin pasi luanin me nente veta mbrapa. Se shpejti do ulem te bisedoje hapur me Presidentin Babasi per gjendjen e skuadres dhe do vendosim se cfare mundesish jane per te permiresuar skuadren", theksoi Dede pas perfundimit te ndeshjes
|