Kukesi i milionave ka ngecur serish ne Ballsh ndaj vendasve. Ndeshja me e rendesishme e javes u mbyll ne barazim 1-1. Golin e Popovic ne minuten e pare te shteses e barazoi nigeriani Izucuku vetem pak sekonda me pas ne nje ndeshje qe u mbyll me shume emocione. As ndryshimi trainerit nuk i ka sjelle skuadres se presidentit Safet Gjici piket e plota ne nje takim te veshtire nda Bylisit. Skuadra e drejtuar nga Shensoi ka perballuar deshiren e ballshioteve te cilet te perkrahur nga tifozet kane mundur te marrin vetem nje barazim qe Kukesit i sherben fare pak per objektivin titull. Ne Kruje, Kastrioti pas dy humbjeve rradhazi ka gjetur fitoren e shumepritur perballe Lushnjes. Fillimisht ne minuten e 16’ ka shenuar Nertil Ferraj per vendasit dhe me pas Lushnja ka provuar te barazoj. Ne pjesen e dyte, skuadra e Banos ka patur nje mundesi ideale per te shenuar po nga pika e bardhe e penaltise ka gabuar Cela. Dy minuta me vone, ne te 64’ edhe Turdiu ka bere njesoj si lagunaret duke humbur nje 11-metersh. Ndeshja me pas ka qene e hapur me mundesi per te dyja skuadrat por ne fund ka realizuar serish Kastrioti me ane te Enco Malindit. Krutanet kane marre tre pike te rendesishme ne shetpi ne luften per mbijetese ndersa Lushnja ne transferte ka treguar serish dobesi. Ne Kavaje, derbin e skuadrave qe luftojne per te mos rene e ka fituar Besa. FLamurtari eshte ndeshkuar dy here nga vendasit duke rrezikuar tani seriozisht largimin nga elita e futbollit shqiptar. Besa ka marre tre pike shprese dhe me optimizmin e duhur mund edhe te provojne mbijetesen. Golat e fitores i kane shenuar Sefa ne pjesen e pare dhe Guri ne te dyten.
|