Agim Canaj: Eshte heret per te folur per titull |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 02 Tetor 2013 10:50 | | | | |
Vllaznia e ka nisur ne nje menyre super sezonin e ri dhe tani qe skuadra eshte prane kreut te tabeles tifozet po mendojne per te fituar titullin kampion te harruar prej shume vitesh. I pyetur per objektivin, trajneri Canaj ka ulur euforine duke folur me kujdes. “Eshte heret per te folur per titullin. Na duhet te marrim maksimumin ne ndeshjet e rradhes. E kemi nisur mjaft mire por eshte vetem fillimi dhe kampionati eshte i gjate. Tifozet duan titullin? Une them se eshte heret dhe nuk duhet te nxitohemi per te bere deklarata euforike. Me Skenderbeun do te jete nje ndeshje e veshtire ndaj duhet perqendrim maksimal“, ka thene Canaj.
|