Ne fokus/ Duka takon ministrin Tahiri |
nga AlbaniaSoccer E martë, 01 Tetor 2013 21:37 |  |  |  | |
Dhuna dhe pasojat e saj kane sjelle nje alarm te madh ne futbollin shqiptar. Ministri i Brendshem Saimir Tahiri eshte takuar me presidentin e Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka te marten ne mesdite. Gjate takimit eshte diskutuar per planin e masave qe duhet marre. Ministri ka premtuar tolerance zero per ata qe do te shkaktojne incidente dhe se do te garantoje mbarevajtjen e te gjitha takimeve te kampionatit. Nje plan konkret masash i koordinuar mes dy institucioneve do te vihet ne pune per te siguruar mbarevajtjen e ndeshjeve. Pjese e stafit pergjegjes per sigurine ne fushat e blerta do te jene efektivet e policise dhe te deleguarit e federates se futbollit. Nje tjeter pike e diskutuar nga dy zyrtaret eshte edhe perzgjedhja e fushave ku eshte e mundur qe te garantohet ruajtja fizike e lojtareve, arbitrave, zyrtareve por edhe e tifozeve te pranishem ne stadiume.
 |