Ne prag te ndeshjes me Partizanin, presidenti i Kukesit Safet Gjici i ka bere thirrje lojtareve te tij ti therrasin mendjes dhe te japin me te miren. Investimet e tij duhen justifikuar me rezultate dhe ne ndeshjen e rradhes sipas presidentit duhet nje skuader bindese. “Ka ardhur koha qe te marrim nje fitore me loje dhe gola, per te treguar se ne jemi ekip elitar dhe se lenia e pikeve i perket se kaluares. Rikuperimi i tyre duhet te behet qe ne fazen e pare, duke nisur me Partizanin. Dua qe ekipi te derdhe ne fushe gjithe mundin dhe klasin qe kerkon nje ndeshje e veshtire, siç eshte kjo me Partizanin. Kukesi i ka te gjitha mundesite dhe kapacitetet qe te dale me tri piket nga kjo perballje ndaj dua te shoh skuadres qe pashe ne Europe”, eshte shprehur Gjici.
|