Policia nuk merr persiper zhvillimin e ndeshjes Kukesi - Partizani ne stadiumin e Kamzes. Ndeshja do te luhet ne Kruje. Futboll Klub Kukesi ne nje komunikate te fundit, thote se ndeshja me Partizanin nuk do te luhet ne stadiumin e Kamzes, por ne ate te Kastriotit ne Kruje. Ky vendim u mor pasi policia e kryeqytetit nuk ka marre persiper garancine e sigurise per kete ndeshje e duke detyruar qe klubi i Kukesit te endet ne kerkim te fushes per te zhvilluar ndeshjet e percaktuara ne kalendar. Klubi i Kukesit thote se Federata Shqiptare e Futbollit, nuk po merr pergjegjesite e saj duke e sorollatur qellimisht me vendimet e saj te paprecedente kete ekip elite te futbollit shqiptar dhe qe beri historine me debutimin ne Europa Lige.
|