Presidenti i Mamurrasit eshte shpallur ne kerkim nga policia per ngjarjet e dhunshme por menjehere Dede Ndreca ka sqaruar pozicionin e tij dhe ka thene se nuk e ka goditur por e ka mbrojtur gjyqtarin Zhuli nga dhuna e tifozeve. “Tani e mora vesh se qenkam i kerkuar. Isha ne kafe me miqte e mi, se sapo jam kthyer nga jashte dhe me thane. U çudita. Tani jam ne familjen time dhe ne shtepine time dhe nuk jam fshehur fare. Ka pasur incident pas ndeshjes. Une kam qene ne lokal ne momentin qe kane shkuar te dhunojne arbitrin. Jam ngritur nga lokali dhe kam shkuar e kam larguar njerezit qe e kishin rrethuar. Une di qe e shpetova gjyqtarin te mos goditej. Megjithate une jam i gatshem te perballem me kedo, edhe me ate ne gjykate, policia dhe ku te doje ai. S`jam njeri i dhunes dhe s`mund te ia lejoja vetes te goditet nje gjyqtar ne zonen time. Ketu jam dhe jam i gatshem te perballem me drejtesine”, ka thene Deda.
|