Presidenti i Mamurrasit Ded Ndreca bashke me dy persona te tjere jane shpallur ne kerkim nga policia. Gjyqtari i ndeshjes Mamurrasi – Albetroli u dhunua ne fund te ndeshjes dhe nje dite me pas ai ka bere denoncimin perkates ne Tirane duke akuzuar Ndrecen dhe dy persona te tjera per dhune te pashkak ndaj tij. Ne perfundim te ndeshjes, arbitri kryesor Zhuli eshte pritur e sulmuar nga disa tifoze vendas dhe me pas eshte dashur nderhyrja e kolegeve te tij per ta çuar ate drejt spitalit me trauma ne koke. Pas ketij incidenti te rende, me urdher te Ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri u pezulluan efektivet e policise se Mamurrasit te cilet nuk nderhyne per parandalimin e dhunes ndaj gjyqtarit te takimit, nderkohe qe neglizhuan edhe ne transportimin e tij per t’i dhene ndihmen e pare.
|