Partizani/ Mentor Mazrekaj: "Ndihem shume mire tek Partizani, por më mungon Prishtina"! | ||||
|
Pas barazimit me Flamurtarin, futbollisti nga Kosova Mentor Mazrekaj i cili luan per skuadren e Partizanit shpjegoi se skuadra ka nje rritje si dhe shpreson qe se shpejti ekipi ti tregoi vlerat e verteta me rezultate pozitive brenda dhe jashte fushes. "Luajtem mire edhe pse nuk fituam. Po gjejme veshtiresi brenda dhe po tregojme loje me te mire ne transferte.Jemi nje ekip i mire me shume kualitete dhe mendoj se shpejti do ti tregojme vlerat tone. Penalltia mund te humbet nga çdo kush. Une nuk i gjuaj kurre penalltite", u shpreh Mazrekaj i cili shtoi se futbolli ne Shqiperi eshte me i zhvilluar se ne Kosove dhe kushtet jane me te favorshme. "Mendoj se kampionati shqiptar eshte me i mire se ai kosovar. Eshte 2-3 hapa perpara. Luhet me fort, ka lojtare shume me cilesore dhe infrastruktura eshte me e mire se ajo ne Kosove. Une ndihem shume mire ne Shqiperi por eshte normale qe me mungon Prishtina egjithse kam luajtur boll atje", perfundoi Mazrekaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3503 |