Babamusta rikthehet si ne kohet e arta | ||||
|
Dritan Babamusta është kthyer në formacionin e Besës, pas një dëmtimi që e la jasht fushës në disa takime. Rikthimi në fushë ka qenë i suksesshëm për të, ndërsa ishte mesfushori shtatlartë që shënoi golin e vetëm të verdhezinjve përballë Tiranës. “Baba” sic e thërasin të gjithë shokët e ekipit, ka shfrytëzuar mjaft mirë një pasim të Mihanit duke qenë shumë i saktë në një gjuajtje me kokë, që janë specialitet i tij, ndërsa gola të tillë ka shënuar dhe kur luante me Teutën dhe Partizanin. Mesfushori ka shprehur keqardhje që goli i tij nuk pati vlerën e trepikëve, pasi avantazhi nuk u ruajt dot deri në fund, kur dy minuta para mbylljes së takimit Ahmataj i ka prishur festën Besës por edhe të mefushorit durrsak që në këtë takim ishte një nga lojtarët më të spikatur. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4382 |