Vllaznia nuk gjen paqe me Lorenc Jeminin. Goli i anulluar ne ndeshjen e barazuar me Lushnjen ka acaruar drejtuesit e Bashkise ne Shkoder qe bashke me klubin kuqeblu kane denoncuar gjyqtarin ne FSHF. Kuqeblute kerkojne nje denim maksimal per nje nga gjyqtaret me te mire ne Shqiperi pasi me te drejte ndihen te vjedhur nga vendimi qe ka marre gjyqtari ne Lushnje. Pritet qe FSHF te vendosi nje mase per Jeminin pasi te analizohen pamjet filmike te golit te anulluar qe per specialistet dhe opinionin sportiv ka rezultuar i rregullt.
|