Teuta shume shpejt me fushe stervitore me bar artificial | ||||
|
Janë drejt përfundimit punimet për fushën me bar artificial në kompleksin sportive të klubit Teuta, pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës. Pas përfundimit të punimeve suplementare, prej disa javësh specialistët e firmës “Greenfields” janë duke punuar intensivisht për shtrimin e tapetit dhe vijëzimin e fushës. Të dyja këto proçese pothuajse janë në fazën përfundimtare. Priten të kryhen vetëm disa punime suplementare në lidhje me shtrimin e shtresave speciale të rërës dhe të gomës, që shërbejnë për amortizimin e fushës. Ky material, ka mbërritur në destinacion dhe shumë shpejt do të shtrohet brenda kuadratit të fushës së përfunduar. Sipas specialistëve, brenda pak ditëve fusha do të jetë gati për testet e kontrollit dhe për t’u vënë në përdorim. Zyrtarë të FSHF-së, konfirmojnë se fusha me bar artificial e qytetit të Durrësit, do të jetë e para e sistemit të fushave me bar artificial, që do të përfundojë dhe do të vihet në përdorim. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3667 |