Kategoria Superiore/ Vllaznia – Tirana 2-0 |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 18 Shtator 2013 15:26 |  |  |  | |
Vllaznia ka fituar ndaj Tiranes me mjaft lehtesi ne javen e trete. Dy gola ne pjesen e pare dhe asnje rrezik nga bardheblute qe kane luajtur per 83 minuta me 10 lojtare. Nje gol i Shtubines dhe nje tjeter nga kroati Bushic i kane dhene kuqebluve fitoren e dyte rradhazi. Pasi munden Kukesin ne transferte, ja dalin edhe me Tiranen ne shtepi dhe pas javes se trete Vllaznia ka arritur ne kuoten e 6 pikeve. E gjithe ndeshja eshte percaktuar ne pjesen e pare. Kroati Gerc la bardheblute me 10 lojtare pas nje xhesti antisportiv dhe fale superioritetit numerik kuqeblute shenuan dy gola te shpejte dhe moren tre piket qe i duheshin nga ky takim.
 |