Tirana ka marre tre piket e para ne kampionat. Bardheblute kane mundur jo pa veshtiresi Lushnjen ne nje ndeshje te luftuar shume. Golin e vetem te ndeshjes e shenoi Muca me 11-metersh ne minuten e 29. Tirana e mungesave te shumta arriti te menaxhonte deri ne fund rezultatin ndersa Lushnja nuk dinte te shenonte pavarsisht se rastet nuk munguan si per sulmuesin Canka dhe per Fatakin. Bardheblute i shkuan shume prane golit te dyte me Limanin dhe Hoxhen por portieri lagunar u tregua i sakte duke mos lejuar pesimin e golit te dyte. Tirana ruajti deri ne fund avantazhin dhe arriti te merrte tre pike te rendesishme.
 |