Kategoria Superiore/ Kukesi – Vllaznia 1-3 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 14 Shtator 2013 17:00 |  |  |  | |
Surpriza e madhe e javes eshte humbja e Kukesit ne shtepi dhe fitorja e kuqebluve ne nje fushe mjaft te veshtire. Skuadra e Armando Cungut duket se ka mbetur me pasoja nga suksesi ne Europe dhe tani po has veshtiresi per te kuptuar realitetin e futbollit ne vend. Tre gola te shenuar nga Vllaznia dhe vetem nje nga skuadra veriore qe ne javen e dyte merr humbjen e dyte duke komplikuar shume objektivin per te fituar titullin kampion. Gjithcka eshte vendosur ne pjesen e dyte kur jane shenuar edhe te katert golat. Fillimisht Vllaznia ka zhbllokuar rezultatin me ane te Busic dhe me pas kane barazuar lojtaret e Kukesit me ane te Prognit. Kukesi eshte hedhur i gjithi ne sulm per te shenuar golin e fitores por hapesirat qe jane lene pas jane shfrytezuar nga lojtaret e Vllaznise qe kane shenuar dy gola me ane te Krujes duke marre tre pike te cmuara ne transferten e veshtire kuksiane.
 |