Nje punonjes policie u dhunua te shtunen pasdite ne Tirane. Ngjarja ndodhi jashte ambienteve te stadiumit “Qemal Stafa” pas perfundimit te ndeshjes Dinamo-Terbuni. Mesohet se polici eshte goditur nga nje 22-vjeçar qe luan tek Dinamo. Burime nga policia bejne te ditur se efektivi i dhunuar eshte derguar ne spital me fraktura te shumta ne fytyre. Ende nuk dihet motivet e verteta te ngjarjes, nderkohe qe policia e ka shpallur ne kerkim te riun.
 |