Kategoria Superiore/Teuta Bylis 2-1 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 31 Gusht 2013 21:53 |  |  |  | |
Takimi midis Teutes dhe Bylist tregoi se gjate ketij sezoni priten surprisa nga skuadra ballshiote. Ballshiotet iu afruan golit qe ne minuten e 17, madje pretenduan nje 11-metersh, qe u konsiderua nderhyrje e rregullt nga gjyqtari kryesor.Bekim Kuli,ishte rreziku ne porten e Teutes, por kavajasi do te shfaqej me gjithe klasin e tij ne fund te pjeses se pare, pikerisht ne minuten e 43, me nje goditje me te brendshmen, duke mos i dhene asnje mundesi reagimi portierit Rizvani. Djemte e teknikut Magani, u shfaqen jo shume kerkues gjate pjeses se pare te lojes . Me nisjen e pjeses se dyte ku gjithkush priste qe situata te ndryshonte ,Daniel Xhafa pati nje mundesi te mire ne minuten e 55 pas krosimit te Ahmatajt, por sulmuesi vlonjat u vonua ne gjuajtje. Presioni i djemve durrsak erdhi duke u rritur derisa ne minuten e 70-te, pas tentatives se pasuksesshme te Muriqit, aksioni u vijua nga e majta me Dostin qe krosoi ne qender per Xhafan, por topi kerkon Ahmatajn, i cili barazoi rezultatin. Ky gol u duk se i dha hov Teutes,por rastin e radhes e pati Segun i Bylisit, qe perballe Rizvanit goditi keq.Pas mundesise se humbur nga ballshiotet, perfiton Xhafa i cili shenoi dhe 3 pisheshin e fitores.
 |