Europa League/ Trabzonspor - Kukesi 3-1 |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 29 Gusht 2013 21:12 |  |  |  | |
Endrra e Kuksianeve per kalimin e ketij turi dhe nisjen e nje rruge te gjate per Europa League perfundon ketu.Takimi i Kukesit me skuadren turke te Trabzonspor perfundoi me rezultatin 3 me 1 per vendasit dhe pse djemte e formacionit te teknikut Cungu ne fillim te lojes duket se ishin dominante ne fushe, dhe kte e deshmon me se miri goli i serbit Popovic i cili ne sulm gjendej i vetem, me Hoxhen dhe Prognin qe e mbeshtesnin ate ne krah. Mirepo, shume pak pas atmosferes se gezueshme kuksiane skuadra e Trabzonspor barazon me nje gol te brazilianit Henrique por kjo nuk i ndali kundershtaret te cilet ishin ne kerkim te nje tjeter goli,qe do ti conte ata perpara.Minuta e 54 sjell nje gol ne porten e portierit Halilaj nga ish futbollisti Chelsea. Takimi mori nje tjeter drejtim ku pas golit te dyte ne nje kohe shume te shkurter vjen dhe i treti i shenuar nga Paulo Henrique ai qe vulosi dhe rezultatin perfundimtar. Megjithate per skuadren e Armando Cungut ne kete tur ka qene e rendesishme jo vetem pjesemarrja por dhe loja cilesore. Edhe pse per Kukesin ka ende nje shprese per te shkuar ne fazen e grupeve te Europa League, pasi UEFA ka vendosur se vendi i lene bosh nga skualifikimi i Fenerbache do te zgjidhet me nje short nga skuadrat e eleminuara ne fazen e Play-off.
 |