HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Elis Bakaj: Ndeshje shumë e rëndësishme ne Tiranë
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 29 Gusht 2013 02:02   pdfShtypEmail

elis bakaj cernomorets skenderbeu thumbFutbollisti shqiptar Elis Bakaj qe eshte pjese e Cernomorets Odesa, ka folur perpara mediave ne prag te takimit Skenderbeu-Cernomorets Odesa qe do te luhet neser ne Stadiumin Kombetar “Qemal Stafa”

“Jam informuar se pritet te kete nje interesim te madh per takimin e neserm. Do te jete nje ndeshje e rendesishme jo vetem per Skenderbeun por per te gjithe Shqiperine. Asnje skuader nga Shqiperia nuk ka shkuar ndonjehere ne fazen e grupeve dhe shume tifoza nga ane e mbane trojeve Shqiptare do te jene ne Stadium qe ta perkrahin skuadren. Kjo nuk besoj se do ndikoj masivisht pasi ne jemi lojtare profesionista dhe perqendrohemi ne ate qe ndodh ne fushe dhe jo ne shkallet e stadiumit”, theksoi Elis Bakaj i cili vazhdoi duke folur sa I rendesishem eshte ky takim per skuadren Ukrainase, pjese e se ciles eshte edhe ai.

“Është një ndeshje e vështirë, që për mendimin tim ne e kemi respektuar maksimalisht ekipin e Skënderbeut, duke ditur që edhe ndeshjen e para na kanë vënë në vështirësi. Jemi përgatitur shumë seriozisht për këtë ndeshje dhe objektivi ynë është fitimi i ndeshjes dhe realizimi i ëndrrës së të gjithëve, të luajmë në grupet e Europa League”, tha Elis Bakaj, futbollist i Chernomorets Odessa I cili ka marre edhe shume lavderime nga shoket e tij per klubin me te cilin ai luan.

“Miqte e shumte me kane folur pozitivisht per skuadren e Cernomorets, per stafin, per drejtuesit, per stadiumin, per ambjentet e stervitjes si dhe per tifozat qe perkrahin skuadren, sesi mbeshtetje te tille nuk gjen ne shume Stadiume te Evropes”, perfundoi Bakaj i cili vazhdon te rikuperohet nga demtimi ne kembe dhe me shume gjasa nuk do te aktivizohet ne kete ndeshje


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit