Europa League/ Metalurh-Kukes 1-0 | ||||
|
Kukesi ka kaluar edhe turin e trete te Europa League dhe do te luaje ne Play-Off, megjithese ka humbur takimin e kthimit ne Stadiumin metalurh me rezultatin minimal 1-0. merite per kete sukses ka e gjithe skuadra, por padyshim portieri Halili do te njihet si heroi i ketij takimi. metalurh pati nje epersi te plote gjiate gjithe takimit dhe stuhia e aksioneve ne porten e Kukesit vazhdoi pa ndalim deri ne minutat e fundit. vendasit goditen porten e Halilit 20 here, 10-te gjuajtje nga te cilat ishin ne kuadrat, prej te cilave portieri shqiptar shpetoi 9-te. Fillimi i takimit ishte ashtu sic e kishte parashikuar gjithkush, sulme dhe presion te vendasve, perballe te cilave qendronte mbrojtja Kuksiane. I pari qe dha shkendijat sulmuese ne porten e Halilit ishte kapiteni Cecere, i cili goditi dy here drejt portes dhe gjuajtjet e tij u shpetuan nga portieri shqiptar. Ne minuten e 20-te eshte perseri kapiteni i metalurh qe godet tranversen. Ne minuten e 25-te perseri Cecer gjuan me koke dhe topi perfundon mbi traun e siperm jashte. Ne minten e 27-te kombinacionet e dyshes Lazic-Dimitrov vune perballe Halilit sulmuesin Bullgar i cili gjuan fuqishem brenda zones duke kaluar skuadren vendase ne avantazh.Pas ketij goli, vendasit shtojne epersine territoriale duke shpresuar se lojtaret e Kukesit do te humbnin kontrollin e lojes, por nuk ndodhi ashtu. nenkampionet e Shqiperise treguan disipline dhe organizim ne mesfushe dhe mbrojtje duke vazhduar te kontrollonin lojen e kundershtarit te cilet shperdoruan edhe gjuajtjet e Primes dhe Moraes, gjuajtjet e te cileve perfunduan jashte kuadratit. Ne pjesen e dyte, skuadra e Kukesit luan forte dhe fillon ta testoje nga ana psikologjike skuadren e Metalurh, lojtaret e se ciles filluan te humbin qetesine dhe te nxitohen ne veprimet e tyre. Ankesat e lojtareve te Metalurh drejt gjyqtarit turk filluan te shpeshtohen duke bere qe vendasit te humbnin qetesine plotesisht. Trajneri vendas ben 3 zevendesime duke rritur shpejtesine ne fushe nga ana e lojtareve te Metalurh, por pa asnje sukses per te realizuar ne porten e Halilit. Ne minuten e 74-rt, Malindi ndeshkohet me kartonin e dyte te verdhe dhe largohet duke e lene Kukesin me 10 lojtare per minutat e mbetura. Metalurh mundohet me te gjitha forcat te shenoje, por skuadra e Kukesit e mirorganizuar ja del qe te shpetoje porten nga goli I dyte. Loja perfundon dhe skuadra e Kukesit kalon ne Play-Off, nje sukses madheshtor per klubin “bardh e blu”. UEFA Europa League 2013/14, Turi i trete, Ndeshja e kthimit Stadiumi "Metallurg". 3000 spektatorë. Temperatura 27 Grade Shenues: Dimitrov (27’) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3532 |