Europa League/ UEFA - Kukësi "i vogël" vazhdon të gumëzhijë për Shqipërinë! | ||||
|
“Ne po e shkruajmë historinë. Jam i kënaqur me rezultatin, por kemi shumë punë për të bërë. Metalurgu është ekip i fortë, por ne po luajmë mjaft mirë dhe jam krenar me entuziazmin e ekipit.” Me këtë deklaratë të trajnerit të Kukësit, Armando Cungu e nis shkrimin kushtuar skuadrës së Kukësit në faqen e UEFA-s. Ekipi me koeficientin më të ulët të UEFA-s në Europa League, ku po marrin pjesë 58 ekipe në turin e tretë kualifikues, Kukësi, po e bën mrekullinë. Edhe pse nuk e priste askush, skuadra shqiptare ia doli ta mposht Metalurg Donjeckun me rezultat 2-0, në ndeshjen e parë, falë golave të Malakarnes dhe Malotës, duke e bërë një hap gjigant drejt “play-off”-it të Europa League. Paraprakisht,, ekipi shqiptar i Kukësit, i cili debuton në futbollin europian, ka eliminuar ekipe, si FC Flora Tallinn dhe KF Sarajevo. Portieri Argent Halili e ruajti portën e tij të paprekur, duke bërë pritje të shkelqyera në gjuajtjet e Velizar Dimitrov e Djordje Laziæ. “Ai ishte i jashtëzakonshëm”, - theksoi futbollisti i Kukësit, Ylli Hoxha. Ky rezultat nënkupton se Kukësi u bë skuadra e parë shqiptare që e ruajti pamposhtësinë në një rekord prej pesë ndeshjesh. Kalimi i mundshëm i turit të tretë do të thoshte se Kukësi mund të luajë me ekipe të mëdha si Totenhami, Dinamo Kiev apo Fiorentina. Por, për Kukësin kjo nuk është problem, pasi kjo skuadër simpatike dhe modeste ka treguar se kur të fillojë loja, ndihet i barabartë me kundërshtarët. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3553 |