Partizani/ Të kuqtë udhëtojnë drejt Greqisë |
nga AlbaniaSoccer E premte, 26 Korrik 2013 11:49 |  |  |  | |
Partizani është nisur dje drejt Grevenasë për të zhvilluar një fazë të plotë përgatitore, e cila pritet të zgjasë rreth dy javë e gjysmë. Nën drejtimin e trajnerit Lika dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit teknik, të kuqtë për herë të parë pas katër vitesh mungesë do të jenë jashtë vendit për t’u përgatitur për sezonin e ri futbollistik, ku do të rikthehen në Superiore. Partizani do të akomodohet jo shumë larg kilometra nga kufiri me Korçën, në zonën e Grevenasë, saktësisht në “Achilio Hotel”. Ambientet e resortit ku do të qëndrojë përgjatë këtyre ditëve nuk kanë një terren të posaçëm për stërvitje, kësisoj lojtarët së bashku me stafin do të udhëtojnë për rreth pesë kilometra çdo ditë për të zhvilluar përgatitjet, të cilat do të jenë intensive. Mësohet se trajneri ka programuar dy seanca në ditë dhe gjithashtu disa miqësore, në të cilat do të shohë nga afër progresin e të tijve. Ndërkohë duhet thënë se grupi dje nuk ka qenë i plotë, pasi dy nigerianët Oshobe Oladele dhe Felix Udo nuk kanë mundur të pajisen në kohë me vizë greke. Pritet që ata t’i marrin vizat të premten, dhe të shtunën të nisen drejt Grevenasë. Gjatë këtyre ditëve, ata do të stërviten me ekipin e të rinjve që drejtohet nga Genc Tomori.
Lojtarët që udhëtuan drejt Greqisë 1. Alban Hoxha 2. Fabio Gjonikaj 3. Labinot Ibrahimi 4. Joanc Duqi 5. Elvis Prençi 6. Besnik Krasniqi 7. Amir Rrahmani 8. Behar Maliqi 9. Ertan Demiraj 10. Mevlan Murati 11. Gëzim Krasniqi 12. Andrelis Pashaj 13. Jozef Thana 14. Endri Lala 15. Salvador Sulçe 16. Julian Malo 17. Herald Marku 18. Klajdi Drita 19. Eugen Zyba 20. Gabriele Mezini 21. Mikelanxho Bardhi 22. Aldo Mitraj 23. Renato Hyshmeri 24. Rei Qilimi 25. Klaudio Çema Stafi teknik Hasan Lika Trajner Klevis DALIPI Zv. Trajner Perlat MUSTA Zv. Trajner Stafi mjekësor Vladimir Poçi Mjek Ergys Rexha Fizioterapist
 |