Elvis Kotorri : Dinamo nuk favorizohet nga arbitrat | ||||
|
Portieri elbasanas qe prej disa vitesh mbron porten e bluve te Dinamos nuk eshte dakord me ate qe flitet dhe qarkullon ne mediat sportive qe skuadra e tij eshte favorizuar nga arbitrat. Vete Elvis Kotorri ka deklaruar se : “Me vjen keq qe na akuzojne qe arbitrat na favorizojne e mendojne qe kete distance pikesh te krijuara me vendin e dyte eshte merite e ketyre favorizimeve. Dua te theksoj qe deri me sot ne kemi marre vetem nje penallti ne favorin tone dhe ate kur ndeshja ka qene 2-0 per ne dhe kjo tregon me se miri se sa shume te favorizuar kemi qene. Nese do ishte e vertet ajo qe qarkullon atehere numri i penalltive ne favorin tone duhet te ishte me i madh”. “Skuadrat qe na ndjekin nga prapa nuk duhet te merren me ndeshjet e Dinamos dhe me gjykimet e arbitrave, por ata duhet te shikojne ndeshjet e tyre dhe duhet ti fitojne nese duan te jene sa me prane nesh”. “Nuk jemi vrases te kampionatit pasi nuk jemi as fitues te tij ende te pakten matematikisht. Forca e kesaj Dinamo qendron te grupi dhe mjafton te shikosh stervitjet qe ne zhvillojme ne kompleksin tone per te pare harmonine qe ka ky grup. I vetmi rrezik i joni mund te jete vetekenaqsia dhe kjo do te ishte vetvrasese per ne, por mendoj qe nuk do shkojme deri aty”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5262 |