Partizani/ Hasan Lika : Tani jemi në pjesën me kulmore të ndërtimit të skuadrës, me pjesën e sulmit | ||||
|
Partizani orienton tashmë merkaton drejt sulmit, si pjesa e vetme e skuadrës ku nuk janë kryer përforcime. Strategjia e të kuqve ka nisur me repartet e prapavijës, e tashmë ashtu sic e konfirmon edhe tekniku Hasan Lika, vija e parë ofensive është prioritet i drejtuesve, për të garantuar një skuadër të aftë të konkurojë për titull. Sulmuesi i të rinjve të Lazios nigeriani Sani Emanuel, është zgjedhja e parë, por shihen me shumë interes edhe dy lojtarët e përfaqësueses Under 21, Mentor Mazrekajn dhe Enis Gavazajn. “Ne kemi përfunduar marrëdhëniet me një pjesë të mirë të futbollistëve, duke filluar që nga porta, me lojtarë mbrojtës, me mesfushorë. Tani jemi në pjesën me kulmore të ndërtimit të skuadrës, me pjesën e sulmit”- thotë Lika. Deri tani kryeqytyetasit e rikthyer pas 4 vitesh në Superligë kanë afruar 8 lojtarë në organikën në dispozicion të Likës, nga të cilët 6 që do të luajnë për herë të parë në kampionatin shqiptar dhe kjo është një nga pikat delicate të të kuqve.“Do ketë problemet e saj kjo lloj marrëdhenieje e re me një pjesë të futbollistëve që e njohin pak kampionatin shqiptar. Më e rëndësishmja qëndron që ato të jenë futbollistë të mire”- thotë Lika.E megjithatë Lika ka bindjen se në fund Partizani do të jetë gati- në madhështinë e emrit, që në Shqipëri ka bërë historinë, duke synuar titullin kampion, edhe pse niset si out-sider.“Çdo trajner pretendon që skuadra që ai ndërton të jetë e suksesshme në kampionat, aq më tepër që kemi një detyrim historik për vetë emrin që mbajmë. Ne do të lozim për të dhënë maksimumin në kampionat dhe të gjithë sebashku tia dalim në këtë drejtim”- thotë Lika.Të kuqtë vazhdojnë të kenë merkaton kryefjalë dhe në fokus të tyre, krahas Hallacit, Allmucës apo Prognit janë edhe dyshja e mesfushës më kualitative në Superligë- Gjergji Muzaka dhe Gilman Lika. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3464 |