Flamurtari/ Gjoka : Pesë skuadra do të luftojnë për titullin Kampion | ||||
|
Pesë skuadra do të luftojnë për titullin kampion, por Skënderbeu është një hap para të gjithave. Ky është mendimi i teknikut të Flamurtarit, Ersnet Gjoka, që bën një vlerësim të rivalëve që kuqezinjtë e tij do të kenë përballë në sezonin e ri të Superligës. Tekniku vlonjat sheh korçarët si skuadra për tu mundur, por nuk lë jashtë orbitës edhe Kukësin, i freskët nga barazimi në transfertë me Flora Talin, por edhe Teutën e Vllazninë, pa harruar dyshen kryeqytetase Tirana e Partizani.“Skënderbeu sepse është formatuar si ekip sepse po shoh lëvizje serioze që po bën, plus që ka dhe ndeshje të Champions League dhe sigurisht që Skënderbeu është një hap para të gjithëve. Kukësi është një ekip që mendoj se do vazhdojë në xhiron e ekipeve elitare, duke pasur parasysh dhe entusiazmin që ka, dhe shpenzimet që po bën. Sepse çdo gjë është e lidhur nga ana ekonomike sot në futboll. Por unë mendoj që do të jemi përsëri 5-6 ekipe që do të konkurrojnë për një vend siç është titulli kampion”, deklaroi Ernest Gjoka, trajner FlamurtariFlamurtari pret të zyrtarizojë blerjet e Ribajt nga Apolonia, Ilion Likës e Dushkut nga Tirana, ndërsa vlonjatët janë të gatshëm të bëjnë ofertën e duhur edhe për Gilman Likën, gjithnjë nëse mesfushori shkodran nuk akordohet sërisht me Skënderbeun pas impenjimeve në Champions. Në 10 korrik, Flamurtari do të nisë edhe fazën përgatitore dhe është, gjithashtu, koha për rinovimet me lojtarët aktualë të prefereuar nga tekniku, ku Muzaka, Bratiç, Veliu, Rajoviç dhe Zeqiri janë emrat mbi të cilët Gjoka beson shumë.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3427 |