Miqësore/ Skënderbeu-Energie Cotbus 0-4 |
nga AlbaniaSoccer E premte, 05 Korrik 2013 08:48 |  |  |  | |
S kënderbeu e ka humbur miqësoren e radhës në tokën austriake, aty ku po zhvillon përgatitjet në ku-adrin e përfaqësimit në Ligën e Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa është mpo-shtur 4-0 nga gjermanët e Energie Cotbus, duke dëshmuar edhe një herë tjetër se "fusin ujë" thuajse në të gjitha anët. Sidomos qendra e mbrojtjes ka përsëritur gabimet e miqësoreve të shkuara, duke ia vështirësuar aq shumë punën portierit Orges Shehi, sa ta nxjerrë katër herë topin nga rrjeta e vet. Për Cotbusin i ka zhbllokuar shifrat e bardha Mos-quera në minutën e 33-të, para se Bickel të dyfishojë rezultatin dhe ta mbyllë pjesën e parë 2-0. Në fraksionin e dytë kanë shënuar edhe dy herë gjermanët.
 |