Tirana/ Gati apeli për çështjen Morina | ||||
|
Klubi i Futbollit Tirana, duke marrë shkas nga Vendimi i ditës së djeshme të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, i drejtohet të gjitha mjeteve të komunikimit masiv, të gjithë opinionit publik dhe subjekteve të tjera të interesuara përmes kësaj deklarate për shtyp me indinjatën më të thellë, duke kundërshtuar fuqimisht vendimmarrjen e këtij organi juridik të prezumuar të paanshëm. Paanshmëria është një koncept që lidhet pazgjidhshmërisht me parimin e ligjshmërinë, e barazisë përpara ligjit, kontradiktorialitetin etj; parime të shkelmuara dhe shkallmuara në mënyrë flagrante, të pashembullt dhe demonstrative nga ky organ i drejtësisë sportive. Ky proces, i cili për nga natyra dhe forma ka qenë tërësisht një farsë, na bën të kemi dyshime serioze mbi profesionalizmin e trupës gjykuese dhe ç’është më e keqja, mbi integritetin profesional të secilit anëtar. Asnjë veprim nuk u krye në mbështetje me legjislacionin vendas sportiv apo civil. Asnjë provë nuk u administrua konform ligjeve në fuqi. Asnjë qendrim nuk ishte i denjë për një organ që vendos drejtësinë. Në kushtet kur, një lojtar me efekte të plotë i Klubit të Futbollit Tirana braktis, përdhos, denigron fanellën e klubit më të titulluar në Shqipëri, organet juridike të Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të ndërmerrnin të gjitha veprimet e duhura procedurale për ndëshkimin e subjekteve pjesëmarrës në këtë akt, qofshin lojtar apo klube; dhe jo të përkrahnin paligjshmërinë. Përkrahja e paligjshmërisë është një veprim që na bën të mendojmë se vendimi i ditës së djeshme të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve ka qenë i paramenduar dhe i paracaktuar gjetkë. Klubi i Futbollit Tirana deklaron se do të ndërmarrë të gjitha hapat e duhura procedurale për rivendosjen e të drejtave të cënuara nga Dhoma Kombëtare e “Nxitjes” së Konflikteve, duke kërkuar prishjen e këtij vendimi dhe ndëshkimin disiplinor të lojtarit dhe të palëve të tjera. Deklarojmë se asgjë nuk ka përfunduar përderisa besojmë ende në arsye, në ligjshmëri dhe në drejtësi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3155 |