Champions League/ Skënderbeu do të përballet me Neftçi-n | ||||
|
Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i raundit të dytë paraeliminator për Ligën e Kampioneve 2013-2014 dhe Skënderbeu do të ndeshet me azerët e Neftçi.Kampionët në fuqi të Shqipërisë do të luajnë ndeshjen e parë në transfertë më datë 16 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 23 korrik.Shorti për ekipin korçar mund të konsiderohet i pranueshëm duke marrë parasysh se mund të përballeshin edhe me emra si Celtic, Steaua Bukuresht, Dinamo Zagreb apo BATE Borisov. Neftçi është skuadra e kryeqytetit të Azerbajxhanit dhe më e suksesshmja e këtij vendi me 8 tituj kampion dhe 5 kupa kombëtare. Në Europë ky ekip ka arritur të hyjë në fazën e grupeve të Europa League në sezonin 2012-2013 pasi mundi APOEL-in e Qipros 4-2 në play-off.Një short favorizues rezultoi ai edhe për tre përfaqësueset tona në Europa League. Kështu, Laçi ka një përballje të thjeshtë në letër ndaj Diferdanzhit luksemburgas, Kukësi sfidon estonezët e Florës së Tallinit e Teuta përballet me Dacian moldave, duke pasur secila prej tre përfaqësuesve tona në Europa League, të paktën hipotetikisht, shanse të mira për të kaluar përtej turit të parë.Ndeshjet e turit të dytë kualifikues të Champions, ku luan Skëndërbeu, zhvillohen në datat 17 dhe 24 korrik, ndërsa ekipet tona në Europa League luajne në 4 dhe 11 korrik. Mes katër përfaqësueseve tona, Teuta dhe Laçi luajnë ndeshjet e para në fushën e tyre. Ja të gjitha çiftet e tjera të Champions League:Raundi i parë paraeliminator: Raundi i dytë paraeliminator
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3458 |