Lëvizjet/ Morina lë Tiranën për Skënderbeun | ||||
|
Mario Morina I ka thënë lamtumirë Tiranës për tu transferuar te Skënderbeu. Sulmuesi I talentuar do të zërë vëndin e lënë bosh nga largimi I Sebino Plakut dhe do të formoj dyshen e sulmit tek skuadra kampione e Shqipërisë. Skënderbeu dje ka nisur përgatitjet për Champions Leaguen dhe në urdhrat e Mirel Josës është vënë edhe ish sulmuesi I Tiranës. Ai u largua nga bardheblutë pasi nuk e paguan rregullisht dhe tani pret të zgjidhi kontratën që ka me kryeqytetasit për të firmosur tek korcarët. Skënderbeu I ka bërë gati një kontratë për ti dhënë Morinës në vit 30 mijë euro. Dje ai ka marrë numrin 9 dhe ka zhvilluar stërvitjen e parë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2809 |