Ne fokus/ Presedenti Beses rrezikon dy vjet burg | ||||
|
Presidenti i sport-klub Beses, Nexhat Bizhdili, rrezikon te dënohet me 2 vjet burg. Pas shtate muajsh hetimesh dhe verifikimesh prokuroria e Tiranës ka dërguar dosjen për gjykim. Presidenti i Besës akuzohet për veprën penale te paracaktimit te rezultateve te lojërave sportive. Hetimet ndaj tij kane nisur qe ne muajin nëntor te vitit te kaluar pas sinjalizimeve te marra për aktivitetin e tij. Sipas prokurorisë janë verifikuar te paken 6 raste ku Bizhdili ka ndërhyre për ndryshim te rezultatit. Këtë veprimtari ai dyshohet se e kryente për përfitime personale. Bizhdili premtonte për çdo trukim shumen nga 10 deri ne 30 mije euro. Ky është rasti i pare qe organi i akuzës dërgon për gjykim nen akuzën e trukimit te ndeshjeve një president futbolli. Dosja pritet te hidhet ne short për tu përcaktuar gjyqtari ndërsa vete i pandehuri do te gjykohet ne gjendje te lire. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3235 |