Partizani, “grepa” edhe në Kosovë për merkaton | ||||
|
Merkatoja e Partizanit nuk do të jetë e fokusuar vetëm në tregun vendës, por ajo pritet të shpërndahet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Siç mësohet nga burime pranë klubit të kuq, drejtuesit e Partizanit kanë nisur të “rrëmojnë” edhe në tregun e Kosovës. Superliga kosovare në vitet e fundit është kthyer në një burim të rëndësishëm lojtarësh për mjaft nga skuadrat e Kategorisë Superiore, ku Besa, Tirana, Vllaznia, por edhe ekipet e tjera kanë “peshkuar” lojtarë të talentuar. Ndaj edhe te Partizani janë shfaqur shenjat e para të interesimit në Kosovë. Sipas burimeve të sigurta, mësohet se në qendër të objektivave të kryeqytetasve në tregun e Kosovës janë një sulmues dhe një qendërmbrojtës. Nga klubi nuk bëhen publikë as emra lojtarësh dhe as emra klubesh me të cilat po kontaktohet, por e vetmja gjë që dihet është se në Kosovë, Partizani po tenton një mbrojtës dhe një sulmues. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3122 |