Ne fokus/ Teuta dhe Kukësi janë dy të papriturat e Superligës shqiptare | ||||
|
Teuta dhe Kukësi janë dy të papriturat e Superligës shqiptare, të dyja të kualifikuara për në Ligën e Europës. Bregdetasit dhe veriorët kurorëzuan një kampionat shumë të mirë dhe me stabilitet duke siguruar kupat kontinentale një javë para përfundimit. Durrsakët ia dolën falë fitores 1-0 ndaj Laçit në “Niko Dovana” duke garantuar vendin e tretë me 48 pikë. Autor i golit ishte mbrojtësi Osmani. Kuksianët ishin më prapë dhe i shtuan një triumf 3-0 në Krujë ndaj Kastriotit, asaj fitoreje ndaj Flamurtarit me rezultatin 6-1. Ndërkaq, ka dështuar Flamurtari, edhe pse fitoi javën e fundit 3-1 ndaj Vllaznisë në Vlorë. Trajneri Gjoka aktivizoi shumë lojtarë të rinj, ndërsa vlonjatët nuk do të jenë në Europë sezonin e ardhshëm. Edhe më i rëndë ishte dështimi i Tiranës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3028 |