Prokuroria nis hetimet për trukime ndeshjesh në Superligë | ||||
|
FSHF gjobiti dhe përjashtoi në shkurt disa skuadra. Nuk ka qenë ky gol që ka detyruar prokurorinë shqiptare të nisë hetimet për Superligën, por gjithsesi, e rëndësishme është që 4 gjyqtarë futbolli janë thirrur për të dëshmuar në një hetim mbi trukimet në futbollin tonë. Nuk jepen emra ndeshjesh apo gjyqtarësh, por dihet se gjithçka ka nisur që nga mesjava. Më parë, në muajin shkurt, Bylis dhe Kastrioti u gjobitën me nga 1.5 milionë lekë të akuzuar për komplotim dhe influencim në ndeshjet, përkatësisht ndaj Flamurtarit dhe Kastriotit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3983 |