Është pezulluar nga detyra paraprakisht zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Gjatë fundjavës, ai dhunoi një operator të Top-Channel pas përfundimit të ndeshjes së Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Skënderbeut.Vendimi për pezullimin e tij paraprak është marrë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj. Përmes një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit deklaroi se ndaj Erzen Breçanit është dhënë masa e pezullimit paraprak nga detyra, pasi ndaj tij ka filluar ecuria disiplinore. Televizioni Top-Channel, dy ditë më parë akuzoi policinë se, gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së 21-të të Kategorisë Superiores mes Tiranës dhe Skënderbeut, ka ushtruar dhunë ndaj operatorit të tij te Gent Balltës. Sipas Top-Channel, operatori jo vetëm që është penguar të filmojë, por është shoqëruar në komisariatin nr. 1 dhe është goditur e dhunuar brenda nga drejtues të lartë të policisë.
|