Luftëtari/ Jep dorëheqjen Edi Martini | ||||
|
Luftëtari rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria Superiore. Trajneri që mori përsipër shpëtimin e sezonit për gjirokastritët është dorëzuar për të dhënë dorëheqjen. Edi Martini i ka dhënë fund qëndrimit te Luftëtari dhe tashmë do të mendoj rikthimin në Shkodër. Martini dhe gjirokastritët nuk kanë mundur të bëjnë më të mirën dhe për të dhënë dorëheqjen ai ka pritur të ndalet në barazim në shtëpi ndaj Bylisit, duke humbur një mundësi ideale për të fituar tre pikët dhe rifituar terren në luftën për mbijetesë. Për Luftëtarin tekniku shkodran ishte i dyti për këtë sezon, pas Nevil Dedes, trajneri që drejtoi fillimisht bluzinjtë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3160 |