Tirana/ Lojtaret rikthehen ne stervitje! | ||||
|
Lojtarët e Tiranës janë bindur të heqin dorë përkohësisht nga protestat dhe kërcënimet për t’iu rikthyer stërvitjes. Të premtën paradite pasi kanë qëndruar për më tepër se 30 minuta në dhomat e zhveshjes, futbollistët bardheblu janë bindur nga trajneri Nevil Dede të heqin dorë për momentin nga bojkoti I stërvitjes, I nisur të enjten. Lojtarët I janë rikthyer stërvitjes pasi kanë marrë premtimin se do të paguhen shumë shpejt. Në këtë mënyrë Tirana nuk rrezikon të luaj të shtunën me Flamurtarin me skuadrën e të rinjve. Bardheblutë nuk janë paguar prej tre muajsh dhe kriza financiare që I ka prekur këtë vit është një problem që po vë në rrezik dështimi sezonin. Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3100 |