Tirana/ Reagon bordi drejtues |
nga AlbaniaSoccer E martë, 12 Mars 2013 13:12 | | | | |
Klubi i Tiranës ka reaguar në rrugë institucionale pas dhunës së ushtruar në Kavajë ndaj trajnerit Nevil Dede. Anëtarët e bordit drejtues të klubit kërkojnë ashpërsimin e masave ndaj këtij fenomeni, edhe sepse kështu vazhdon të jepet një shembull i keq për brezat e rinj Vjen edhe reagimi institucional. Dhuna në Kavajë ndaj trajnerit Nevil Dede ka sjellë reagimin e bordit drejtues të klubit të Tiranës. Përveç dënimit rë ngjerjes, erdhën edhe propozime për të luftuar fenomenin. Dhuna largohet me disa pika në rregullore që i përshtaten realitetit shqiptar, por që duhen zbatuar me përpikmëri. Drejtuesit e klubit bardheblu kërkojnë sensibilizim nga të gjithë aktorët. Lufta ndaj dhunës tani, shërben mbi të gjitha për të ardhmen. Tashmë pritet edhe qëndrimi i FSHF-së. Masa e parë do të vijë me vendimin e Disiplinës. Më tej nevojiten hapa konkretë në kthimin e futbollit në një sport masiv, mbi të gjitha thjesht në një lojë.
|