Kategoria Superiore/ Dhuna në Kavajë nuk ishte rasti i parë i futbollit shqiptar | ||||
|
Nuk ishte rasti i parë i dhunës në futbollin shqiptar, ai që ndodhi këtë të diel në stadiumin “Besa” të Kavajës. Përpara goditjes së trajnerit të Tiranës, Nevil Dede, nga kryebashkiaku Roshi, ka pasur edhe episode të tjerë, të ngjashëm me të apo edhe më të rëndë me një gjeografi të zgjeruar. Kryebashkiaku i Gramshit hyri në fushë me makinë të shtunën, i pakënaqur me gjykimin. Vetë Besa pati një rast pak javë më parë, për shkak të të cilit u pezullua fusha me disa javë. Në dhjetor të 2011, dy herë u sulmuan gjyqtarët, së pari në Laç me përfshirje të presidentit Pashk Laska ku objekt ishte arbitri Jemini. Më pas, në Pogradec, në ndeshjen ndaj Teutës u sulmua gjyqtari Jorgji gjithashtu nga zyrtarë. Më maj 2012, deputeti Sula u akuzua që shtiu me armë në mjediset e stadiumit të Peqinit, diçka që ai e kundërshtoi, por Federata dënoi me -6 pikë Shkumbinin dhe me humbje të ndeshjes ndaj Flamurtarit. Në shkurt të 2008-ës, Tepelena u përjashtua nga kampionati për dhunë ndaj gjyqtarëve në ndeshjen ndaj Pogradecit, po ashtu Butrinti e Tërbuni u përjashtuan nga edicioni dhe u ulën një kategori sezonin pasardhës. Në Librazhd, gjyqtari Arben Pregja u godit me sende të forta dhe rrezikoi jetën në ndeshjen Sopoti-Naftëtari, ndërsa në 2006-ën pati 3 episode të rënda. Në Burrel, në nëntor, zyrtari i Federatës, Sulejman Mema, thuajse humbi jetën i sulmuar në ndeshjen ndaj Erzenit. Po atë muaj, ish-kryebashkiaku Zotka u akuzua që ushtroi dhunë në ndeshjen ndaj Bylisit, ndërsa ngjarje të rënda pati edhe në fushën e Gramozit, madje edhe në Flamurtari-Teuta. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3172 |