Pas tre ndeshjes pa fitore, durrsakët i janë rikthyer suksesit duke arritur një trepikësh mjaft të rëndësishëm në transfertën e luajtur sot ndaj Kastriotit. Një ndeshje kjo direkte, mes dy ekipeve që ishin në mesin e tabelës së renditjes me pikë të barabarta. Skuadra e drejtuar nga Josa ndryshe nga takimet e mëparshme, është treguar shumë e saktë duke shfrytëzuar sic duhet rastet që i janë paraqitur ndërsa ka shënuar dy herë me sulmuesit e saj Hysa dhe Mile. Për krutanët ka ngushtuar rezultatin Pema, por që deri në fund nuk kanë arritur ta barazojnë atë. Kjo fitore i ka vlejtur Teutës për të gjetur qetësinë, ndërsa trajneri Josa të fitojë besimin e presidentin Hasanbelliu, që ishte lëkundur jo pak pas humbjes së javës së kaluar ndaj Apolonisë brenda në Durrës. Enea Shtrepi
 |