Vllaznia/ Florind Bardulla pritet të jetë surpriza e rradhës te shkodranët ! | ||||
|
Shkodrës nuk i kanë munguar talentët. Megjithëse vitet e fundit ajo i ka shitur lojtarët e saj më të mirë, shkolla shkodrane vazhdon të prodhoj lojtarë cilësor. Surpriza e rradhës pritet të jetë mesfushori Florind Bardulla. Ai është 20-vjeç dhe gjatë fazës përgatitore të zhvilluar me ekipin e tij të Vllaznisë ka rënë në sy forma e mirë që po kalon ky lojtar. Diçka të tillë e ka vënë re dhe trajneri Artan Bushati duke e aktivizuar mesfushorin shtatshkurtër, por shumë puntorë dhe teknik me formacionin e parë. Kjo ka lënë të kuptohet qe në fazën e dytë Bardulla do të jetë pjesë e formacionit të parë të ekipit të Vllaznisë duke ndihmuar ekipin e tij te vendlindjes në arritjen e objektivave. Ky lojtar i ka pas pëlqyer dhe trajnerit Mirel Josa kur ka qenë te ekipi i Vllaznisë. Vetë lojtari i kontaktuar nga Albaniasoccer.com ka pohuar se : “Unë po gëzoj një formë të mirë sportive dhe besimin që ka trajneri dhe të gjithë shokët e ekipit ndaj meje do u’a shpërblej me impenjimin tim maksimal sa herë të jemë në fushën e lojës për të bërë më të mirën për Vllazninë tonë e cila meriton më shumë. Besoj qe me presor Tanin do të rikthemi në tre ekipet më të mira të Shqipërisë si dhe do të arrijmë të kthejmë tifozin e mrekullueshëm shkodran në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Kam bindje që ndryshimi do të shikohet që në ndeshjen me Skënderbeun ku besoj që do arrijmë një rezultat pozitiv”, ka përfunduar talenti shkodran Florind Bardulla. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3596 |