HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kampionët në fuqi triumfuan me shifrat 3-1 ndaj vlonjatëve
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 22 Nentor 2012 16:33   pdfShtypEmail

skenderbeu_goolNuk ka më asnjë dyshim. Në Korçë fiton futbolli dhe ashtu siç është konfirmuar edhe në këtë sezon fiton gjithmonë Skënderbeu.

Kampionët në fuqi triumfuan me shifrat 3-1 në ndeshjen e prapambetur të javës së 10 me Flamurtarin, duke dhënë një tjetër provë force.


Në përballjen e shumëpritur me rivalët nga Vlora, skuadra e Mirel Josës ka treguar përse kryeson kampionatin dhe cilësohet si skuadra më e mirë në vend.


As goli i shënuar nga Gjergji Muzaka pas tetë minutave lojë, që ishte rrjeta e parë e pësuar në shtëpi nuk shërbeu për të frenuar marshimin e korçarëve.


I zakonshmi Pero Pejiç ka udhëhequr skuadrën drejt një fitore me vlera të shumëfishta. Në të 17-ën, kroati ka barazuar shifrat, me një gol në pozicion të dyshimtë jashtë loje, por i cilësuar si i rregullt nga gjyqtari Bardhyl Pashaji.


Rrjeta vetëm sa i ka dhënë më shumë siguri Skënderbeut, që ka kontrolluar takimin dhe ka krijuar volum më të madh loje e raste të shumta për shënim.


Gjithçka është mbyllur në pjesën e dytë, kur fillimisht Plaku kaloi në avantazh vendasit: sulmuesi fiton duelin me Veliun dhe e dërgon topin në rrjetë.


Ndërkohë, goli që vulosi fitoren 3-1 u shënua sërish nga Pejiç 9 minuta më vonë, pas një tjetër gabimi të mbrojtjes dhe portierit të Flamurtarit Koliçi.


Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 27 pikëve në Superligë pas 11 javëve të luajtura dhe ka nisur arratisjen drejt titullit të tretë radhazi. Teuta e vendit të dytë ka 7 pikë më pak, ndërsa për Flamurtarin mbyllet këtu ecuria me fitore radhazi dhe vlonjatët mbeten në vendin e tetë të tabelës me 15 pikë.


busy
komente