Skenderbeu/ Josa kërkon shkëputjen dhe shpërblimin |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 21 Nentor 2012 09:24 | | | | |
Kater milionë lekë të reja për të arritur 4 fitore radhazi në Superligë. Ky është shpërblimi i vendosur nga presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ndërsa hapin e parë drejt super-premios skuadra e hodhi me fitoren në Krujë përballë Kastriotit.
Tashmë vjen sfida e prapambetur me Flamurtarin, me shifrën që ka shërbyer për të ndezur edhe më shumë rivalitetin ndërmjet dy skuadrave. Te kampionët në fuqi po mendojnë vetëm fitoren, për të marrë shpërblimin, por mbi të gjitha për të nisur shkëputjen nga ndjekësit në kampionat.
Edhe pse përballë është një skuadër e ndërtuar për titullin, trajneri Josa nënvijëzon se kërkon tri pikët me lojë të bukur, për të argëtuar tifozët që pritet të jenë të shumtë.
Skënderbeu është skuadra e vetme që në këtë sezon të Superligës është e pamposhtur. Korçarët kryesojnë me 24 pikë pas 10 ndeshjeve, ndërsa Flamurtari ndodhet në vendin e tetë, por vjen në këtë duel pas tre fitoreve radhazi.
|