Kategoria Superiore/ Fitojnë Kukësi e Laçi | ||||
|
Kukësi e Laçi vazhdojnë të habisin një Shqipëri të tërë. Dy skuadrat e Veriut të Shqipërisë fituan edhe ndeshjet e prapambetura të javës së X, duke thyer përkatësisht Besën e Tomorin dhe duke qenë në renditje menjëherë pas Skënderbeut kampion që kryeson Superligën. Më e thellë dhe më e vështirë fitorja e skuadrës së trajnerit shkodran Armando Cungu, që theu 3-0 Besën në Kukës, duke mos e vënë aspak në diskutim suksesin për asnjë moment. E përforcuar me lojtarë me përvojë të kampionatit dhe me futbollistë të huaj, skuadra vendase shënoi radhazi me anë të kroatit Biskup në nisje të pjesës së dytë dhe pastaj me anë të Popoviçit e Prognit. Me këtë triumf, debutuesit e Superligës kanë dalë në vendin e dytë, duke entuziazmuar publikun në stadium, i cili për hir të së vërtetës nuk ishte aq i shumtë. Në Laç, bardhezinjtë vendas thuajse u shtangën në fund, por ia dolën të mposhtnin Tomorin 4-3. Ky sukses do të thotë se kurbinasit janë në vendin e tretë në renditje, me 17-pikë, duke ringjallur entuziazmin e tre sezoneve më parë kur luftuan deri në fund për vendin e dytë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3231 |