HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Skandal/ Në Fier, policia dhunon një femër në stadium
nga AlbaniaSoccer   E diel, 11 Nentor 2012 17:15   pdfShtypEmail

policet_tifozat_thumbPolicia e Shtetit shqiptar këtë radhë ka tejkaluar çdo cak në tentativën për të mbajtur rend në stadiumet shqiptare. Në një kohë kur të gjithë mendojnë si të afrojnë femrat pranë futbollit në Shqipëri, një polic i Fierit ka treguar kulturën e tij duke nxjerrë zvarrë një tifoze femër nga stadiumi i qytetit.

Në filmimin e siguruar nga mediat shqiptare shihet qartë punonjësi i policisë që tenton të largoje me dhunë tifozen në fjalë, pasi kishte larguar më parë dy tifozë të skuadrës së Teutës që luante ndaj Apolonisë vendase.

Kjo situatë ka përshkallëzuar në përplasje mes tifozëve dhe policisë ku si zakonisht më të humbur kanë dalë tifozët pasi shumë prej tyre kanë përfunduar në komisariatin  policisë. Ajo që është më absurde në këtë situatë, është se pavarësisht kësaj ngjarje dhe pamjeve filmike, askush nuk do të marr mundimin të dënojë personin që kreu këtë akt mjaft të turpshëm që njollos institucionin e policisë shqiptare, ndërsa ai do të vazhdojë i pashqetësuar të kryejë detyrën si “mbrojtës i rendit” në qytetin e Fierit.

Kliko- Dhuna e policise ndaj vajzes ne stadiumin e Fierit "Lomi Papuçiu", (video)


busy
komente