Kategoria Superiore/ Kukesi tjeter leksion Tiranes | ||||
|
Ata që nuk besuan tek Kukësi as pas fitores 4-0 ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë, duhet të binden tani. Skuadra veriore arriti një tjetër sukses të madh ndaj kryeqytetasve, këtë herë të vlefshëm për javën e IX të Superligës dhe me rezultatin 2-1. Me golat e Allmuçës dhe Hoxhës, nga një në çdo pjesë loje, djemtë e trajnerit Cungu, u treguan tepër të fortë për Tiranën e madhe, por që po tregohet e vogël këtë sezon. Trajneri Alban Tafaj, që zëvendësoi Artur Lekbellon në stol, nuk pati fillim të mbarë dhe për të nuk mjaftoi goli i shënuar nga Gilman Lika që barazoi përkohësisht shifrat. Me këtë fitore, kuksianët janë në vendin e katërt në Superligë me 15 pikë, ndërsa bardheblutë zbresin në vendin e 6-të në kuotën e 13-pikëve. Në ndeshjen tjetër të orës 14:00, Bylisi arriti të marrë një pikë në fushën e Tomorit në Berat. Përballja doli 0-0 dhe tani skuadra nga Ballshi ka 12-pikë, duke qenë shumë pranë Tiranës, në vendin e 7-të. Në krye të renditjes së Superligës është Skënderbeu me 21-pikë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3644 |