Komisioni Disiplines nuk ka lene pa ndeshkuar dhe zyrtarin e Partizanit Paro laci si dhe lojtaret mancaku dhe Arapi. Zyrtari i klubit Partizani, Paro Laci, për nxitje te braktisjes se ndeshjes dënohet me pezullim 12 muaj. Ish-lojtari i Teutes i përjashtuar tashme nga klubi durrsak Bledar Mancaku për loje te rende ndaj kundërshtarit dënohet me 2-ndeshje pezullim. Ndërsa futbollisti i Skënderbeut Renato Arapi për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim. Vendimet e Komisionit te disiplines 25/09/2012 FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT KOMISIONI I DISIPLINES Tirane me 25/09/2012 PROCESVERBAL I mbajtur sot me date 25 Shtator 2012, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura. Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin78 te KDS VENDOSI: - Lojtaret e KF “ Gramozi “ Evis Peci , Renato Saliko , Hyserion Shupe dhe Efiliano Lico per dhune ndaj zyrtarit te ndeshjes me pasoja te renda per shendetin , perjashtohen perjetesisht nga aktivitetet e futbollit ne baze te nenit 49.1/b te KDS.
- KF “ Gramozi “ per deshtim ne permbushjen e detyrimeve dhe pergjegjesive te organizimit te ndeshjes denohet me 50.000 leke gjobe ne baze te nenit 65 .1 te KDS.
- Zyrtari i KF “ Partizani “ Paro Laci per nxitje te braktisjes se ndeshjesh denohet me pezullim nga aktivitetet per 12 muaj ne baze te nenit 55.3 te KDS .
- Lojtari i KF “ Skenderbeu” U-19 Mario Kame per goditje me grusht te kundershtarit denohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 3.000 leke gjobe ne baze te neneve 48.1/e dhe 136 te KDS .
- Lojtari i KF “ Teuta “ Bledar Mancaku per loje te rende ndaj kundershtarit denohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti ne baze te nenit 48.1/b te KDS.
- Lojtari i KF “ Skenderbeu “ Renato Arapi per sjellje josportive ndaj zyrtarit te ndeshjes denohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti ne baze te nenit 49.1/a te KDS.
- Zv.trajneri i KF “ Butrinti “ Ferdinand Merkuri per protesta ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti si dhe 50.000 leke gjobe ne baze te neneve 56.1/a dhe 136 te KDS .
- Zyrtari i KF “ Permeti “ Ilir Hasimi per protesta ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti si dhe 20.000 leke gjobe ne baze te neneve 56.1/a dhe 136 te KDS .
- Trajneri i KF “ Korabi “ Sali Kallaverja per fyerje ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti si dhe 100.000 leke gjobe ne baze te neneve 49.2/a dhe 136 te KDS .
- KF “ Naftetari “ per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes pa shkaktuar nderprerjen e lojes denohet me zhvillimin e 1 ndeshje pa spektatore ne stadiumin perkates ne baze te nenit 66.3/a te KDS .
- KF “ Erzeni “ per mosparaqitje ne ndeshjen me KF “ Domozdoven “ denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 ne baze te nenit 55.1 te KDS
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit. Komisioni i Disiplines Ardian Haci Arben Shkembi Ilir Lame Kryetar Anetar Anetar
|