Kategoria Superiore/ Teuta-Tirana, luhet sot super ndeshja e javes se III | ||||
|
Pas gati dy javësh ndërprerje, për shkak te impenjimit te kombëtares ne dy ndeshjet e para eliminatore, superliga shqiptare e futbollit rikthehet sot me javën e trete te saj. Ne “Niko Dovana” te Durrësit, ne orën 19:00, do te zhvillohet ndeshja me e rëndësishme e kësaj jave, ajo mes Teutës dhe Tiranes, dy skuadrat qe rivalizuan deri ne fund për titullin e kampionit sezonin e kaluar. Ne pankinat e te dy ekipeve nuk ndodhen trajnerët qe startuan qe ne javën e pare. Është larguar Hasan Lika nga “djemtë e detit” për rezultate te dobëta, por edhe spanjolli Rubio, i cili, ndryshe nga kolegu i tij, ka gjetur pune ne Vlorë. Durrsaket kane konfirmuar Gentian Begene ne pankine, ndërsa bardheblute do te jene me trajner provizor Alban Tafaj. Kryeqytetasit vijne me dy fitore radhazi, e 6 pike te plota përballë një skuadre qe u shkatërrua ne Gjirokastër 4-1 nga Luftëtari. E ndare ne harkun kohor te 4 ditëve, java e trete vazhdon te shtunën me dy takime, Apolonia pret Kukesin, ndërsa kampionet ne fuqi te Skënderbeut janë mysafire ne Ballsh ndaj Bylisit. Flamurtari i Huan Rubios do te luajë te dielën ne Berat ndaj Tomorit, Shkumbini përballet me Besën, ndërsa Vllaznia sfidon ne “Loro Borici” debutuesit e Luftëtarit me skuadrën gjirokastrite qe akoma nuk e ka provuar shijen e hidhur te humbjes. Java e trete mbyllet te hënën me takimin Laçi-Kastrioti. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4534 |