“Telenovela” e Driton Krasniqit Perfundon ne Kavaje | ||||
|
“Telenovela” në mes të sulmuesit Driton Krasniqi dhe skuadrës së KEK-ut është drejt përfundimit. Në fakt, sulmuesi Driton Krasniqi ka bërë të ditur se nuk është i pezulluar nga skuadra e KEK-ut e as nuk është vënë në listën e transferimeve, por sipas tij, kontrata me skuadrën e KEK-ut është ende e vlefshme. “Unë nuk jam i pezulluar nga skuadra e KEK-ut e as nuk jam në listën e transferimve. Kontrata ime me këtë skuadër është njëvjeçare, me mundësi shkëputje pas gjashtë muajsh. Tani me duhet të bisedoj me kryetarin e klubit dhe të shoh se ku do të luaj në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi, i cili së bashku me Erdin Hashanin kanë pasur telashe me skuadrën e KEK-ut që nga takimi kundër Vëllaznimit, ku janë “skuqur” nga gjyqtari Përparim Osmani. Sulmuesi Driton Krasniqi ka qenë ndër shtyllat kryesore në skuadrën nga Kastrioti, por, sipas sulmuesit, në pranverë gjasat janë të mëdha që ta djersitë një fanellë të ndonjë skuadre jashtë Kosovës. “Unë kam luajtur katër vjet në Shqipëri dhe jam në kontakt me tri skuadra nga ky vend. Me gjasë në pranverë do ta djersiti fanellën e Besës, pasi kjo është një skuadër e veçantë për mua. Tani jam në Shqipëri për ta shikuar mundësinë e angazhimit në këtë skuadër”, ka shtuar ai. Sulmuesi Driton Krasniqi që nga koha sa është pjesë e KEK-ut ka arritur të shënojë katër gola për këtë skuadër. Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3713 |