HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Shkumbini shume i lehte per Teuten
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 27 Gusht 2012 20:31   pdfShtypEmail

shkumbini_gol_stad_peqinShkumbini–Teuta  0-1

Një fillim i keq për ekipin e Shkumbinit në këtë fillim të sezonit të ri, në përballjen e parë ndaj ekipit të Teutës, ku ka pësuar humbjen e parë me rezultatin 0-1, por një fillim i mirë për ekipin mik nga Durrësi i cili në minutën 10’ ka zhbllokuar rezultatin me anën e lojtarit Nika. Edhe pse Shkumbini u mundua te reagoje nuk ka arritur te barazoje.

Pjesa e dyte ishte me e mire për ekipin Shkumbinit, por e pa finalizuar ne gol. Në minutën 60’ Sakaj ka humbur një penallti, ndërsa gjuajtja është pritur nga portieri Kotorri. Kjo e ka ngjallur disi lojën e peqinasve, të cilët të ndihmuar edhe nga Devolli në ndihmë të mesfushës kanë goditur më shumë portën mike. Në një rast, traversa ka ndalur goditjen e Devollit.

Fundi i takimit mund të kishte një tjetër ndëshkim për Shkumbinin. Durrsakët me shpejtësinë e Hyshmerit janë gjetur në zonën peqinase. Ky i ka dhënë një asist Eminahzerit, i cili ka goditur por sërisht mrekullia e ka emrin Kotorri. Shkumbini ka pësuar humbjen e parë në këtë kampionat pas humbjes të tifozëve të tij që nga sezoni i kaluar. Tashmë Magani duhet të përgatisë të tijtë për takimin ndaj Tiranës në transfertën e parë të kampionatit.

Shkumbini: Kotorri, Pasha, Ramazani, Devolli, Salliu, Sulkja (Lluca 46′), Gjata (Isaji 75′), Gava, E.Magani (Duka 57′), Dervishi, Mustafaji

Trajner: Gugash Magani

Teuta: Rizvani, Sheta, Jakupi, Sakaj, Marku, Veliaj, Tahiri (Hoxha 67′), Nika, Hyshmeri, Mancaku (Deliallisi 57′), Xhafaj (Eminhazeri 80′)

Trajner: Hasan Lika

Kartone te verdhe: Gava 54’, Devolli 60’, Salliu 90’/ Jakupi 45’, Deliallisi 90’

Delegat: Millan Baçi (Tiranë)

Vezhgues: Sazan Velçani (Patos)

Gjyqtaret: L.Jemini, G.Qirici, E.Doda (Tiranë)


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit